Shqiperia

Basha me tren nga Edinburgu? PD përgënjeshtron lajmin: Mashtim i Taulant Ballës

Dje ka qarkulluar në media një foto e kryetarit të opozitës ku thuhej se ai po udhëtonte nga Edinburgu për në Londër. Ndërkohë për këtë foto ka reaguar edhe vetë PD e cila e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Ai përmes një deklaratë të shpërndarë për mediat është shprehet se ky ëhstë një mashtrim i shpërndarë nga Taulant Balla, ndërkohë që Basha po udhëtonte në metronë Londër-aeroport.

Disa media shperndane mbreme dhe sot nje foto te Kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha me bashkeshorten Aurela duke e paraqitur si nje udhetim me tren nga Edinburgu ne Londer. Lajmi eshte plotesisht i pavertete. Eshte nje mashtrim, njesoj si burimi qe e ka perhapur ate, Taulant Balla. Te zhytur ne krim dhe korrupsion, Taulant Balla dhe Edi Rama fabrikojne dhe shperndajne cdo dite mashtrime per Partine Demokratike dhe kreun e saj Basha per t’u thene shqiptareve se te gjithe jane njesoj. E verteta eshte se Kryetari Basha me bashkeshorten eshte ne metrone Londer-Aeroport, pasi zoti Basha kishte perfunduar nje takim ne Ministrine e Jashtme britanike. Perfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mesojne shume shpejt, por sot eshte rasti te mesojne se ne aeroport nuk shkohet vetem me makine luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetareve.​” – shkruan PD në reagimin e saj.