Basha: Vendimi i PE për vizat, mbështetje e qartë për Kosovën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian për të liberalizuar vizat me Kosovën. Sipas kryedemokratit, ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon.

“Përshëndes votimin e Parlamentit Europian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE.

Ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane”, shprehet kryedemokrati Basha.

Ditën e sotme, në Parlamentin Europian pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës kanë votuar 420 eurodeputetë, 186 ishin kundër, ndërsa 22 absetuan.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, ndaj dhe kërkoi votën e të gjithë eurodeputetëve pro rekomandimit të ardhur nga Komisioni Europian që më 18 korrik të këtij viti.

Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka Këshilli i Ministrave të BE-së.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne