Basha viziton familjen e Artan Cukut: qeevria ka flakur në rrugë punonjësit e policisë

Kreu  i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka vizituar sot familjen e ish-efektivit të lartë të policisë, të vrarë dy netë më parë Artan Cuku.

Basha ka shprehur ngushëllime në emër të PD-së dhe e ka cilësuar tragjike ekzekutimin mafioz të ish zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit.

Kreu demokrat ka theksuar gjithashtu se institucionet ligjzbatuese duhet të bëjnë gjithçka për zbardhjen e ngjarjes kriminale. Ai ka përsëritur sërish se qeveria ka flakur në rrugë punonjësit e policisë, duke i braktisur përballë krimit.

Gazeta Impakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne