Bashar Asad: Agresioni kundër Sirisë, rezultat i vetëdijesimit të perëndimit për humbjen e kredibilitetit dhe hegjemonisë së vet

Bashar Asad në një bisedë telefonike me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, deklaroi qëndrimet e tij rreth sulmit të sotshëm të koalicionit perëndimor kundër Sirisë.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në këtë bisedë telefonike me Hasan Ruhani, ka thënë se sulmi kundër Sirisë është rezultat i vetëdijesimit të perëndimit për humbjen e kredibilitetit dhe hegjemonisë së vet dhe mbështetësit e terrorizmit tani e kanë kuptuar sa kanë humbur çdo gjë. Bashar Asad në vazhdim theksoi: “Ky veprim armiqësor ka ndodhur pas dështimit të terroristëve në realizimin e qëllimeve të shteteve të cilat e kanë futur vetën në luftën e Sirisë, pa i ftuar kush. Ky agresion kriminal vetëm forcon edhe më tepër vullnetin e popullit dhe të shtetit të Sirisë në luftën kundër terrorizmit në çdo pëllëmbë të vendit të vet”. Ndërkohë, z. Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, në këtë bisedë telefonike i ka thënë presidentit sirian: “Ne jemi të sigurt se agresioni i sotshëm kurrë nuk do ta dobësojë vullnetin e popullit të Sirisë në luftën e vet kundër terrorizmit”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne