Bota

Bashar Asad, i angazhuar për procesin politik në Siri

Përfaqësuesi speciali OKB për Sirinë deklaroi se presidenti i Sirisë është i angazhuar për zgjidhjen politike të krizës në Siri.

Siç njofton agjencia e lajmeve Sputnik, Stafan di Mistura, përfaqësuesi speciali OKB për Sirinë, duke folur në Gjenevë para fillimit të raundit të gjashtë të bisedimeve ndërsiriane, deklaroi se Bashar Asad mbetet i angazhuar për realizimin e procesit politik në Siri dhe shtoi se sipas planit të OKB, gjatë negociatave të Gjenevës do të diskutohen çështjet politike dhe humanitare. Di Mistura kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të përkrahë marrëveshjen e arritur në Astana për reduktimin e tensioneve në Siri dhe shtoi: “OKB dhe vendet garantuese të marrëveshjes së armëpushimit në Siri po bashkëpunojnë ngushtë për zbatimin e marrëveshjes së reduktimit të tensionit që u arrit në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.” Raundi i gjashtë i bisedimeve ndërsiriane fillon të martën më 16 Maj në Gjenevë të Zvicrës./ PT