Bashar Asad letër falënderimi liderit të Koresë Veriore

Presidenti i Sirisë në një mesazh drejtuar liderit të Koresë së Veriut e falënderoi atë për përkrahjen që i ka dhënë Sirisë gjatë periudhës së krizës.

Siç raporton agjencia studentore e lajmeve ISNA, presidenti sirian Bashar Asad e falënderoi liderin koreanoverior për mesazhin e urimit me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të partisë Baath të Sirisë. Asad në letrën e tij drejtuar Kim Jong-un, thekson: “Populli sirian falënderon Korenë e Veriut për përkrahjen që i ka dhënë Sirisë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”. Presidenti sirian theksoi se Siria dhe Koreja e Veriut kanë qëndrim të përbashkët sa i përket zgjidhjes politike të krizës siriane, ruajtjes së tërësisë territoriale të Sirisë dhe luftës pa kompromis kundër grupeve terroriste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne