Bashar Xhafari: Kemi dërguar 90 letra në KS të OKB për armët kimike të terroristëve

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ka theksuar se Damasku ka dërguar 90 letre në KS të OKB duke informuar këtë organ të OKB se terroristët posedojnë armë kimike.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Bashar Xhafari, Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, në mbledhjen e KS të OKB, deklaroi: “Dokumentet e zbuluar nga WikiLeaks tregojnë se Shtëpia e Bardhë u ka treguar dritën e gjelbër terroristëve për të përdorur armët kimike në rajonin Ghuta Lindore në provincën e Damaskut në vitin 2013”. Bashar Xhafari theksoi: “Damasku ka kërkuar nga KS i OKB që të formojë një delegacion nga Organizata për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Kimike për ta zbuluar të vërtetën”. Vlen të theksohet se sulmi raketor i Amerikës në Siri është kryer në kohën kur terroristët e ndjenë se Uashingtoni ka reduktuar mbështetjen ndaj tyre./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne