“Bashkë na ndajnë plumbat”, gjyqtari që kërkoi favore se*suale në Gjirokastër, del nga sistemi i drejtësisë

Dy vite pas publikimit të skandalit të ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale një qytetareje, për një çështje gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që ta lejë atë jashtë sistemit të drejtësisë.

Në seancën e zhvilluar këtë të martë, KLGJ ka rrëzuar kërkesën e Boçit për t’u rikthyer në detyrë, pas pezullimit në vitin 2016 nga KLD, (Këshilli i Lartë i Drejtësisë).

KLD e pezulloi Boçin nga detyra pasi Prokuroria për Krimet e Rënda kishte nisur hetimin ndaj tij për “korrupsion pasiv”. Pavarësisht denoncimit me zë dhe figurë në media, hetimi ndaj Boçit nuk arriti të provojë fajësinë e tij.

Në dhjetor të vitit 2018 gjyqtari i pezulluar kërkoi rikthimin në detyrë e përkatësisht në gjykatën e Gjirokastrës, kërkesë e cila u refuzua ditën e sotme nga KLGJ.

Në audio-përgjimin e publikuar nga “Stop” në vitin 2016, gjyqtari i kërkoi favore seksuale qytetares R.I., në Gjirokastër për ta ndihmuar atë me kujdestarinë e fëmijëve.

Kur R.I, nuk pranoi dhe i tha se do e bënte denoncimin publik, Boçi e kërcënoi duke i thënë: “Bashkë na ndajnë plumbat”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne