‘Bashkëfajtorë’: Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dënon Lituaninë dhe Rumaninë mbi burgjet e fshehta të CIA-s

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, CIA nisi një program, sipas të cilit të dyshuarit e al-Kaedës dërgoheshin në disa vende sekrete në të gjithë botën për t’i shpëtuar limiteve të SHBA-së për marrjet në pyetje.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut arriti në përfundimin se Lituania dhe Rumania ishin përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të personave të dyshuar si terroristë për shkak të bashkëpunimit të këtyre vendeve me CIA-n”, tha Këshilli i Evropës të enjten.

Vendimi u mor pasi dy të dyshuar të cilët aktualisht janë duke u mbajtur në burgun amerikan në Guantanamos kanë parashtruar rastin në vitin 2011 dhe 2012, duke pretenduar se janë mbajtur ilegalisht në të ashtuquajturat “zona të zeza” të kontrolluara nga CIA nga vitet 2004 deri në 2006.

Gjykata dekretoi se autoritetet rumune ishin të vetëdijshme për faktin se shtetasi saudit Abd al-Rahim al-Nashiri do të rrezikonte torturën dhe dënimin me vdekje kur lejuan arrestimin e tij nga CIA në territorin e tyre. Lituania gjithashtu u gjet bashkëpunëtore për mbajtjen e një burgu të fshehtë të CIA-s nga shkurti 2005 deri në mars të vitit 2006, kur në mënyrë të paligjshme mbajti paditësin e dytë, Abu Zubayden.

Gjykata konstatoi se Lituania dhe Rumania ishin “përgjegjëse për shkeljen” e të drejtave të të dyshuarve sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila në mënyrë të prerë ndalon torturën dhe dënimin me vdekje.

Në vitin 2014, një raport i Senatit amerikan gjithashtu përcaktoi se të dy të dyshuarit ndërsa ndodheshin në dorën e CIA-s, i ishin nënshtruar të ashtuquajturave “teknikat e zgjeruara të hetimit”, duke përfshirë edhe torturen e quajtur waterboarding.

Më parë, qeveria amerikane konfirmoi si drejtore të CIA-s Gina Haspelin, e cila më parë kishte mbikqyrur marrjen në pyetje në një burg të fshehtë amerikan në Tajlandë dhe ku thuhet se mori pjesë në shkatërrimin e videove të marrjes në pyetje me anë të torturave, të cilat janë karakterizuar si tortura të jashtëlighshme nga Kongresi./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne