Bashkëkryetari i AfD: Periudha naziste në historinë gjermane, një njollë sa një glasë

Interpretimi i bashkëkryetarit të partisë ultra-ekstreme gjermane, Alternativa për Gjermaninë (AfD), Alexander Gauland në lidhje me vendin që zë periudha naziste në historinë e vendit, ka ngjallur debate në Gjermani.

Duke folur në një mbledhje të forumit rinor të partisë AfD, bashkëkryetari Gauland tha se Gjermania duhet të mbajë përgjegjësinë 12-vjeçare, kur në pushtet ka qenë Adolf Hitleri dhe partia e tij naziste, vetëm se kjo periudhë zë një “pjesë të vogël dhe të parëndësishme” në historinë gjermane.

“Periudha naziste në historinë fitimtare gjermane, që i kapërcen të njëmijë vjetët, është një njollë e vogël sa “glasa e një shpendi”,- është shprehur bashkëkryetari i AfD-së.

Ky interpretim i Alexander Gauland shkaktoi polemikë në mediat sociale.

Annegret Kramp-Karrenbauer, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Kristian-Demokrate e udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel, iu përgjigj në Twitter deklaratave të Gauland.

“Me sa duket 50 milionë viktima lufte, Holokausti dhe Lufta Totale për Gauland dhe partinë e tij janë vetëm glasë”, ka komentuar Karrenbauer.

Sekretarja e Përgjithshme gjithashtu argumentoi se deklaratat e Alexsander Gauland zbuluan “ngjyrën e vërtetë të AfD-së, e cila përpiqet të fshihet pas prestigjit të klasës së mesme”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne