Bashkëpunim midis Kosovës dhe Turqisë në fushën e arsimit

Në organizim të Institutit Yunus Emre (YEE), sot në Prizren u realizua aktiviteti “Takimet Miqësore dhe Vëllazërore” me qëllim ndarjen e njohurive dhe përvojave dhe rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Turqisë në fushën e arsimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitet morën pjesë konsullja e përgjithshme i Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, Drejtori Rajonal për Arsim në Rrethin Bağcılar të Stambollit, Mustafa Yılmaz, drejtori i Institutit Yunus Emre Prishtinë, Mehmet Ülker, drejtori për Kosovë i Fondacionit Maarif të Turqisë, Mesut Özbaysar, përfaqësuesi i Federatës së Shoqatave Rumeli (RUDEF), İbrahim Toprak, përgjegjësi për Arsimin në Gjuhën Turke pranë Drejtorisë Arsimore të Prizrenit, Ferdi Kovaç, si dhe shumë ekspertë të fushës së arsimit nga dy vendet.

Drejtori i YEE Prishtinë, Ülker, tha për AA se me “Takimet Vëllazërore” synojnë takimin midis shkollave në Turqi dhe atyre në Kosovë përmes aktiviteteve dhe në këtë mënyrë zhvillimin e vëllazërisë.

Ülker shprehu bindje se së shpejti do të krijohet një lidhje e miqësisë midis shkollave.

“Ne po organizojmë një aktivitet që do të rrisin bashkëpunimin midis shkollave në veçanti ku arsimi është në gjuhën turke në Kosovë dhe shkollave ku i vazhdojmë kurset e turqishtes, me Drejtorinë Arsimore të Bağcılar-it që ka ardhur në Kosovë në kuadër të aktivitetit dhe zyrtarët e Federatës së Shoqatave Rumeli”, tha Ülker.

Ndërkaq, Yılmaz nga Drejtoria Arsimore e Bağcılar-it, tha se në Kosovë kanë ardhur me idenë se çfarë aktivitetesh mund të bëhen në emër të bashkimit midis fëmijëve të dy shoqërive që kanë jetuar në miqësi dhe vëllazëri për 500 vjet.

“Mendoj se ky aktivitet do të jetë një urë që nxënësit në Kosovë të njohin Turqinë”, theksoi Yılmaz.

Aktiviteti “Takimet Vëllazërore” do të mbarojë nesër me takimet dypalëshe që do të organizohen në fushën e arsimit.

Në kuadër të aktivitetit pritet të firmosen marrëveshje për binjakëzimin e shkollave midis dy vendeve./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne