Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Turqisë është gjithnjë e më shumë në rritje

Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Stambollit (ITO) organizoi Forumin Ekonomik me temë “Oportunitetet e Biznesit dhe Investimet në Shqipëri’’, ku morën pjesë 11 kompani anëtare të Dhomës së Tregtisë së Stambollit, të cilët hapen stendat e tyre në panairin “Klik Expo Group” që u o organizua në Tiranë midis datave 21-24 Nëntor.
Atasheu i Tregtisë për Turqinë në Tiranë, Halis Kaya së bashku me Anëtarin e Bordit Drejtues së Dhomës së Tregtisë së Stambollit (ITO), Yakup Göç, njohu të pranishmit në lidhje me klimën e të bërit biznes në Shqipëri .

Ai theksoi se “…Ne sot mund të konstatojmë që investimet turke në Shqipëri janë tashmë të përhapura në shumë fusha, si në bujqësi, në sektorin bankar deri tek sektori i shërbimeve…”.

Mund të themi që qershia mbi tortë është fillimi i punës i kompanisë së përbashkët Air Albania’”, deklaroi ai.

Kaya tha se edhe për vitin 2018 kemi investime të reja në fushën minerare, përpunimit dhe nxjerrjes së bakrit, por edhe në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.

Klik Ekspo është kompania lider e organizimit të panaireve. Ky panair përmbledh të gjithë gamën e kompanive përkatëse. Gjatë kësaj periudhe ne shohim që kompanitë turke kanë zhvilluar së tepërmi gamën dhe shërbimin e tyre dhe njëkohësisht dhe tregu shqiptar ka patur zhvillimin e tij pozitiv dhe ka ardhur koha e një bashkëpunimi më të thellë”, përfundoi Atasheu Tregtar i Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Halis Kaya.

Ndërkohë, gjatë forumit ekonomik të Dhomës Turke të Tregtisë “Oportunitetet e biznesit dhe investimet në Shqipëri”, Yakup Göç, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë të Stambollit tha se “Shqipëria nuk mbetet vetëm një partner i rëndësishëm në zonën e Ballkanit, por është një vend mik dhe vëlla. Marrëdhëniet tona tregtare janë në shifrën e 2.5 miliardë dollarëve. Në saj të këtyre investimeve ne kemi të punësuar 10 mijë persona në Shqipëri”, tha ai.

Shqipëri-Turqi, rritje të investimeve dhe shkëmbimeve turistike

Rritja e bashkëpunimit ekonomik e kulturor midis qyteteve shqiptare dhe atyre turke do të jetë një nxitje më tepër për biznesin turk që të investojë në Shqipëri, si dhe do të ndikojë në rritjen e shkëmbimeve turistike.

Kështu theksoi ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yörük, gjatë një takimi me kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ambasadori turk pasi falënderoi për pritjen deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, por tashmë duhet thelluar bashkëpunimi konkret midis qyteteve.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Dako i bëri ambasadorit turk një ekspoze të hollësishme në lidhje me qytetin e Durrësit dhe historinë e tij, stadin aktual të zhvillimit dhe punën në vijim.

Kryebashkiaku Dako u ndal veçanërisht në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit, duke e njohur ambasadorin me llojet e turizmit që ofron Durrësi.

Më tej, kryebashkiaku Dako ka mbështetur idenë e ambasadorit turk për hapësira të reja konkrete bashkëpunimi duke shprehur gatishmërinë për një binjakëzim midis Durrësit dhe një qyteti bregdetar turk të ngjashëm me te.

Sipas, kryebashkiakut Dako binjakëzimi me një qytet të rëndësishëm turk do të intensifikojë marrëdhëniet ekonomike, turistike e kulturore dhe do të shërbejë për një nxitje akoma më të madhe që bizneset turke të investojnë në Durrës.

Në fund të takimit, i cili kaloi në një frymë shumë miqësore, kryebashkiaku Dako dhe ambasadori turk, Murat Ahmet Yörük shkëmbyen dhuratat e rastit. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne