“Bashkëpunimi Haftar-MOSSAD nuk është surprizë”

GÜLSÜM İNCEKAYA

Ekspertët theksojnë se Khalifa Haftar, i cili i ka hapur luftë qeverisë legjitime të Pajtimit Kombëtar në Libi mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Izraeli, si dhe nga disa shtete perëndimore, veçanërisht Franca. Ata mbrojnë idenë e tyre se këto forca duan një qeveri që t’i shërbejë interesave të tyre sesa paqes dhe stabilitetit në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Konfliktet, gjaku dhe lotët nuk kanë mundur të pushojnë në Libi që kur qeveria 42-vjeçare e Gaddafit u rrëzua me grushtin e maskuar “pranvera arabe”, e mbështetur nga SHBA dhe Perëndimi. Gjenerali Khalifa Haftar, i mbështetur nga forcat ndërkombëtare që duan të kenë autoritetin e tyre në vend, pretendohet se ka bashkëpunuar me MOSSAD, shërbimin sekret izraelit.

Ndërkohë ka shkaktuar debate postimi i Yossi Melman, analistit të inteligjencës në gazetën Maariv që publikohet në Izrael, i cili në llogarinë e tij në twitter postoi se “gjenerali libian Khalifa Haftar është në kontakt (lidhje) me MOSSAD-in, shërbimin sekret izraelit”.

Ekspertët që kanë vlerësuar për gazetarin e AA-së deklaratat e Yossi Melman dhe Salih Al Nami, theksojnë se ata që mbështesin Haftarin në vend të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, e cila njihet nga Kombet e Bashkuara (OKB), nuk dëshirojnë një shtet të fortë dhe demokratik në rajon.

Shkrimtari palestinez Salih Al Nami, që ri-postoi deklaratën e Yossi Melman-it në twitter, ka shtuar se Haftar krahas MOSSAD-it ka lidhje edhe me Francën, Egjiptin dhe EBA-n .

“Haftar pësoi humbje pavarësisht mbështetjes së jashtme që ka marrë”

Drejtori i Institutit të Studimeve për Lindjen dhe Afrikën në Universitetin e Shkencave Sociale të Ankarasë, Prof. Dr. Enver Arpa, tha se në luftën për pushtet që po përjetohet pas përmbysjes së Gaddafit në Libi nga viti 2011, palët kanë përshpejtuar kërkimet e tyre për një aleancë të re.

Gjenerali Haftar po përpiqet të marrë nën kontroll qeverinë duke përdorur forcën kundër Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, e cila njihet nga OKB, Bashkimi Evropian (BE) e institucionet e tjera ndërkombëtare dhe gjithashtu e cila pranohet nga Turqia si bashkëbiseduese legjitime, tha Prof. Dr. Arpa, duke shtuar se, “Haftar në vitin 2014 bëri një përpjekje për grusht shteti kundër qeverisë legjitime, por dështoi. Gjeneral Hafter, i cili në prill të vitit 2015 u shpall udhëheqësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane nga Dhoma e Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, sulmoi kryeqytetin e Tripolit më 4 prill, gjë e cila e tërhoqi vendin në një tension të ri”.

Tërheqja e sulmeve të Haftarit drejt Tripolit, si dhe rimarrja e qytetit Gharyan që është qendër logjistike dhe pikë operacionale nga forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Tripoli, ka bërë që Haftar të humbë një prestigj të madh, ka shpjeguar Prof. Dr. Arpa.

“Pavarësisht se Haftar, i cili duke pretenduar se lufton me forcat radikale në vend mori mbështetjen e hapur të vendeve si Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe në mënyrë të fshehur nga Franca e Rusia, ai nuk ka mundur që të jetë i suksesshëm në këto sulme”, ka deklaruar Prof. Dr. Arpa, i cili më tej theksoi se, “Haftar pësoi një humbje të madhe. Për të pakësuar efektin e kësaj humbjeje ai ka zgjedhur rrugën e fajësimit të Turqisë, e cila ofron mbështetje për qeverinë legjitime. Haftar ka humbur një reputacion të madh me këto zhvillime të përjetuara muajt e fundit dhe ka filluar të kërkojë aleanca të reja për tu rikuperuar”.

Edhe pse nuk është deklaruar në mënyrë të hapur nga Franca, shpesh herë në media reflektohet se Haftar merr mbështetje të konsiderueshme nga Franca. Prania e raketave të ndryshme të ushtrisë franceze në qendrat logjistike të Haftarit zbuloi këtë mbështetje. Arrestimi i 13 shtetasve francezë me pasaporta diplomatike, të cilët dyshohet se erdhën në vend për të shërbyer si këshilltarë ushtarakë të trupave të Haftarit gjatë përpjekjes së planifikuar për grusht shteti në prill, konsiderohet si një provë tjetër e kësaj mbështetje. Pas këtij zhvillimi, Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Tripoli njoftoi se ka pezulluar të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit të sigurisë me Francën”.

“Marrëdhënia Haftar-MOSSAD u injorua në shtypin botëror”

Pasi ka theksuar se është zbuluar se Haftar krahas Francës dhe Rusisë ka bashkëpunuar edhe me shtetin e Izraelit, Prof. Dr. Arpa, tha se, “Në postimin që ka bërë më 7 gusht të vitit 2019 në llogarinë e tij në twitter Yossi Melman, analisti i inteligjencës në gazetën izraelite Maariv, ka deklaruar se Khalifa Haftar ka bashkëpunuar me shërbimin sekret izraelit MOSSAD. Kjo deklaratë pa pasur një reflektim të madh në rrjetin social është injoruar nga shtypi botëror, duke përfshirë edhe ato të vendeve si EBA, Egjipti dhe Arabia Saudite”.

“Nëse vërehet e shkuara e Haftarit nuk duhet të paragjykohet se ai ka kryer marrëdhënie të tilla”, tha Prof. Dr. Arpa, duke bërë vlerësuar më tej se, “Thuhet se ai është kthyer në një aktor në rritje në Libi me marrëdhëniet që ka zhvilluar në të kaluarën. Haftar, i cili u kap rob gjatë luftës që Gaddafi zhvilloi kundër Çadit në vitet 1978-1987, u shpëtua me ndihmën e ushtrisë amerikane dhe ai u vendos në Amerikë me të drejtën e azilit. Haftar akuzohet se ka bashkëpunuar me CIA-n dhe se gjatë qëndrimit të tij në Amerikë ka kryer aktivitete të ndryshme kundër Gaddafit. Për shkak të këtyre marrëdhënieve të errëta, Haftar ka rënë në pozicionin e një personi të dyshimtë në mesin e popullit libian. Një tjetër element që e forcon këtë akuzë është se ai banon në një rajon pranë qendrës së CIA-s në Amerikë. Pas një jetese 20 vjeçare në Amerikë ai u rikthye në Libi një muaj pas fillimit të kryengritjes ndaj Gaddafit në vitin 2011 dhe filloi një luftë kundër qeverisë legjitime të formuar në vend me përpjekjet e OKB-së”.

“Haftar, tani punon më ngushtë me Izraelin”

Edhe Kryetari i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme (ORSAM), Prof. Dr. Ahmet Uysal, është shprehur se nuk është surprizë informacioni që “Gjenerali Libian Khalifa Haftar është në kontakt me shërbimin izraelit të spiunazhit MOSSAD”, që u pstua në twitter nga Yossi Melman.

Është e natyrshme se Izraeli ka pjesë në kaosin e përjetuar në Lindjen e Mesme, tha Prof. Dr. Uysal, duke u shprehur se, “Si një zgjatje e Perëndimit, Izraeli nuk dëshiron një vend të fortë në rajon. Perëndimi nuk dëshiron që demokracia dhe fuqia e popullatës së rajonit të pasqyrohen në administratë. Ndërkohë që Izraeli vepron në emër të tyre, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe zbatojnë të njëjtat politika në emër të Izraelit dhe Perëndimit”.

Pasi ka theksuar se pas atyre që mbështesin grushtet e shtetit dhe nxitin konflitket e brendshme qëndrojnë EBA dhe Izraeli, Prof. Dr. Uysal, ka vlerësuar se, “Askush nuk i kërkon llogari EBA-s dhe Izraelit për shkeljet dhe praktikat anti-demokratike të tyre. Në të njëjtën mënyrë edhe ndaj Haftarit që mbështetet nga këto vende nuk i kërkohet llogari për masakrat, atentatet dhe shkeljet e drejtave të njeriut që ai kryen. Haftar, i cili vepron në koordinim me SHBA-të, tani punon më ngushtë me Izraelin dhe kuptohet se SHBA është tërhequr. Sidoqoftë, megjithëse nuk ka shumë dallim përsa i përket thelbit të ngjarjes, vihet re se interesi i SHBA-ve për Libinë është ulur pak gjatë periudhës së Trumpit”.

“Po kërkohet një kthim në periudhën e Gadaffit”

Ndërsa lektori në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit Kırklarel, njëherësh këshilltar për sigurinë ndërkombëtare në ANKASAM, Dr. Emre Ozan, bëri të ditur se zhvilimet e fundit në Libi kanë zbuluar kontradiktat themelore të ‘Pranverës Arabe‘.

“Libia pas rrëzimit të regjimit të Kadafit është shndërruar në një shtet të pa-suksesshëm. Sigurisht që këto paqartësi i shqetësojnë të gjithë”, tha ai.

Libia është një prej qendrave më të rëndësishme të rrugëve në migrimin e paligjshëm drejt Evropës, ka theksuar Dr. Ozan, i cili ka shtuar se, “Destabiliteti në Libi gjithashtu rrit rreziqet për vendet e rajonit. Ndërkohë që ekziston një strukturë kaq e fragmentuar, është shumë e vështirë dhe kërkon kohë të krijosh një qeveri të bazuar në konsensusin shoqëror. Krijimi i një qeverie të centralizuar dhe të fuqishme, si dhe rivendosja e stabilitetit përmes sundimit autoritar ashtu si në periudhën e Gaddafit është pranuar si një alternativë në mënyrë të mbuluar nga shumica e aktorëve ndërkombëtarë. Shkurt, mund të themi se ekziston kërkimi për kthim në periudhën e Gadafit”.

“Haftar në kërkim të legjitimitetit”

Edhe këshilltarja për të drejtën ndërkombëtare dhe Afrikën në Qendrën e Kërkimeve Strategjike të Ankarasë (ANKASAM), lektorja Dr. Ceren Gürseler, ka deklaruar se që nga përmbysja e Muammar Gadafit në vitin 2011 e deri tani në Libi vazhdon konkurrenca ushtarake mes elementeve të ndryshëm, që si rrjedhojë nuk mund të arrihet konsensusi politik dhe se konkurrenca në të dy fushat sa vjen e rritet.

Haftar duke marrë nën kontroll Tripolin synon të fitojë legjitimitetin, ka bërë të ditur Dr. Gürseler, duke komentuar se, “Haftar, duke marrë mbështetjen e vendeve, kryesisht si Arabia Saudite, Egjipti dhe Izraeli, dëshiron të marrë nën kontroll Tripolin si një fakt të kryer dhe të shpallë veten si aktorin e vetëm politik ku dhe me shumë mundësi ai mendon që edhe arena ndërkombëtare do ta njohë në këtë mënyrë. Haftar përkatësisht ka marrë kontrollin e rajoneve të naftës në Benghazi, në jug të vendit. Duke marrë kontrollin e Tripolit nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar, Haftar mund të refuzojë procesin e arritur deri më tani. Mund të mendohet gjithashtu që Haftar është duke u përpjekur të ndikojë në bisedimet e zgjedhjeve presidenciale dhe synon të rrisë fuqinë e tij të negociatave në tryezën e bisedimeve dhe të tregojë forcën e tij si në terren ashtu edhe në tryezë”.

“Doli në skenë me mbështetjen e forcave të jashtme”

Dr. Gürseler pasi ka theksuar se nuk është për t’u habitur nga informacioni se analisti Yossi Melman ka postuar se Haftar është në bashkëpunim me MOSSA-in, ajo ka njoftuar se edhe dalja në skenë e Haftarit në Libi është realizuar si rezultat i ndërhyrjes dhe mbështetjes së forcave të jashtme.

“Kryetari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez Mustafa al-Sarraj, duke u ankuar për mbështetjen kryesisht të Parisit ndaj Haftarit ka njoftuar se ‘nëse nuk ndryshon ky qëndrim mund të pezullohen marrëveshjet dypalëshe të sigurisë‘. Al-Sarraj nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së kërkon që Haftar të mbahet përgjegjës për sulmet”, tha Dr. Gürseler, duke shtuar se Haftar mbështetet ushtarakisht dhe politikisht nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Rusia dhe Franca.

“Është njoftuar se ata do të kërkojnë gjykimin e Haftarit në Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit me qendër në Tripoli. Britania dhe Gjermania në përputhje me reagimin e administratës Al-Sarraj kërkojnë zbatimin e një embargoje ndaj Haftarit. Kundërshtimi i Rusisë ndaj elementëve të tillë është efektiv dhe nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk është përdorur akoma një deklaratë e ashpër kundrejt Haftarit”, shtoi Gürseler./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne