Bashkëpunimi i Rusisë dhe Katarit për zgjidhjen e krizës siriane

Rusia dhe Katari do të bashkëpunojnë për zgjidhjen e krizës në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë të shtunën në takimin e zhvilluar në Moskë me Shejkh Mohamed ben Abdulrahman ben Xhasem Al Thani, ministër i jashtëm i Katarit, ka thënë se Rusia synon që në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës siriane të negociojë dhe bashkëpunojë me qeverinë e Katarit. Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Katarit po ashtu kanë diskutuar edhe në lidhje me çështje tjera si marrëdhëniet e dyanshme dhe bashkëpunim në fusha ndërkombëtare. Katari shpeshherë është akuzuar për bashkëpunim me grupet terroriste në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne