Bashkëpunimi Shqipëri-Turqi, ambasadori Yörük takime pune në Berat dhe Lushnje (FOTO)

Në kuadër të takimeve në qytetet e Shqipërisë, për ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, ndalesa e rradhës ishte qyteti i Beratit. Qyteti i Beratit një qytet me vlera historike dhe kulturore, u vizitua në kuadër të takimeve me pushtetin lokal me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes dy shteteve.

I shoqëruar nga ekipi i tij, ambasadori Yörük, u takua fillimisht në Prefekturën e Qarkut të Beratit, ku u takua me prefektin Harilla Dafa dhe stafin e prefekturës.

Gjatë fjalës së tij prefekti  Dafa vlersoi miqësinë mes dy vendeve, e cila sipas tij ka qenë më parë dhe do vijojë të jetë. “Miqësia ka qenë më parë dhe do vazhdojë. Në vlerësojmë kontributin e dhënë nga shteti i Turqisë, në projekte të shkuara por dhe që do vijnë siç është aeroporti i vlorës”, tha prefekti Dafa.  Prefekti gjithashtu mirëpriti ambasadorin dhe ekipin e tij për të bashkëpunuar në qytetin e Beratit me projekte në fusha të ndryshme. Nga ana tjetër ambasadori Yörük vuri theksin tek qëllimi i vizitës së tij në këtë qytet, i cili u shpreh: Qëllimi i vizitës është të krijojmë dialogje dhe komunikim të drejtëpërdrejt dhe të krijojmë bashkëpunime, të shikojmë nga afër shoqërinë dhe të shikojmë nga mundësitë e bashkëpunimit.

Kryebashkiaku Sinaj: Falenderojmë TIKA-n për investimet, urojmë të vijojë me restaurimet në Berat

Ambasadori Murat Ahmet Yörük ndalesën e radhës e pati në Bashkinë e Beratit ku u mirëprit nga kryebashkiaku Petrit Sinaj. Kryetari i Bashkisë buri theksin në bashkëpunimin mes dy vendeve, kryesisht në bashkëpunimet që ka pasur qyteti i Beratit nëpërmjet binjakëzimeve me bashki turke. “Me disa bashki kemi binjakëzime me bashkinë tonë, kryesisht në fusha të ndryshme siç është arsimi. Ka pasur dhe një bashkëpunim për ruajtjen e vlerave kulturore, mes qytetit të Amasias, Beratit dhe Prizrenit. Falenderojmë Tika për investimet që po bën, shpresoj të vazhdojë kështu për restaurimin e godinave kulturore. Prezenca e shtetit turk nëpërmjet tika ka qenë gjithmonë konkrete. Biseduam për projekte të ndryshme në fusha të ndryshme, turizëm, hujqesi, agroturizem dhe arsim. Shpresojmë që se shpejti të ketë investime dhe nga turqia dhe biznesmenët turq.”, u shpreh kryebashkiaku Sinaj.

Ndërsa kryebashkiaku e vuri theksin bashkëpunimi kulturor, por jo vetëm, ambasadori Yörük vuri theksin tek e kaluara e përbashkët dhe fokusimi drejt një të ardhmeje më të mirë. “Duke parë të kaluarën tonë të përbashkët, ne do fokusohemi të kemi një të ardhme më të mirë. Në kemi vendosur që çdo dy muaj të vizitojme një qytet për të krijuar mundësi bashkëpunimi. Qëllimi i vizitës është të takojme bisedojmë dhe bisedojmë me drejtuesit e lartë. Të flasim për mundësitë e bashkëpunimit. Kam deshirë të informohem për hapa konkretë dhe të flasim për bashkëpunim konkret. Diskutuam për projekte konkrete që në vazhdim do ti shikojmë dhe studiojmë. Kemi diskutuar mes Shqipërisë dhe Turqisë kryesisht në bashkinë e Beratit. Të gjitha bisedimet kemi rënë dakord për 3 fusha kryesore, të cilat në muajt e ardhshëm do ti shikojmë se bashku. Këto projekte do të fuqizojne marrëdhëniet mes Turqisë edhe Shqipërisë. Nga kjo ditë e tutje vizitorët turq do mundohem ti adresoj në Berat, në këtë qytet të bukur. Do bëhem referencë kryesore për vizitorët turq që të vijnë në Berat, tha ambasadori Yörük.

Ndalesa e rradhës në qytetin e Beratit ishte tek Universiteti i Beratit, ku ambasadori u takua me qytetarë, përfaqësues të arsimit, biznesit, dhe shoqërisë civile. Takimi u bë në formë bashkëbisedimi, ku të pranishmit diskutuan në lidhje me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, konkretisht në qytetin e Beratit. Gjatë bashkëbisedimit, ambasadori Yörük u shpreh: “Vizita ime në Berat nuk është thjeshtë për të folur, unë më shumë dua të dëgjoj nga ju lidhur me problematikat e ndryshme. Me çfarë shikova këtu ka 3 fusha kryesore që duhet marrë më prioritet dhe të bashkëpunohet të cilat janë: fusha e arsimit dhe prandaj këtu jemi në një universitet, fusha e turizmit dhe e agrokuktures”.

Pas qytetit të Beratit një tjetër ndalesë ishte në qytetin e Lusnjës, ku ambasadori Yoruk u prit nga kryebashkiaku Fatos Tushe.

Edhe gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, konkretisht mes ambasadës dhe bashkisë së Lushnjës. Kryebashkiaku e njohu ambasadorin lidhur me bashkinë, aktivitetin e saj dhe të gjithë qarkut.

Ambasadori i Turqisë Murat Ahmet Yörük, së bashku me ekipin e tij të ambasadës, vizitojnë një herë në dy muaj, një qytet të Shqipërisë, për tu njohur me problematikat dhe për të vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit.

Frekuenca.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne