Bashkëpunimi Shqipëri-Turqi për të parandaluar përmbytjet prej Vjosës dhe Bunës

Për të parandaluar përmbytjet në periudhën e shtimit të prurjeve nga ana e lumit Vjosa dhe Buna, qeveria Shqiptare dhe ajo Turke do të hartojnë 2 projekte të përbashkëta për të parandaluar këtë fenomen.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri, Rama i cili theksoi se “për të vazhduar dhe sistemuar situatën lidhur me përmbytjet dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe pyjeve të Turqisë kemi filluar të hartojmë 2 projekte të rëndësishme njëri për Vjosën dhe tjetri për Bunën, ku duam të bëjmë disa ndërhyrje të thella në mënyrë që ajo pjesë e përmbytjeve që lidhet me mungesën e kapaciteteve mbrojtëse të mund të eliminohet”, theksoi Kryeministri. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne