“Bashkëpunimin e shohim si gurthemel në marrëdhëniet me Greqinë”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia e sheh bashkëpunimin dhe dialogun si gurthemel të marrëdhënieve me Greqinë fqinje.

“Siç tha ministri grek Nikos Kotzias, kemi tema me të cilat nuk pajtohemi. Ndonjëherë përjetojmë edhe ditë të stuhishme dhe përballemi me situata të vështira. Por, për shkak se të dyja palët e konsiderojnë bashkëpunimin dhe dialogun si gurthemel në marrëdhëniet tona dhe kjo është arsyeja pse në fund mbizotëron sensi i përbashkët”, tha Çavuşoğlu në një fjalim në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së kryekonsullatës greke në qytetin Izmir ku i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm grek Kotzias.

Duke vënë theksin se Turqia dhe Greqia janë dy vende ku historia dhe gjeografia janë të ndërthurura dhe përfaqësojnë dy qytetërime të mëdha, Çavuşoğlu tha: “Bartim së bashku shenjat e dy qytetërimeve të mëdha. Ashtu sikurse Nikos e shpreh gjithmonë, Zoti na ka bërë fqinj. Tek të dy vendet ka trashëgimi kulturore të panumërta. Rrugës kur po vija vërejta disa informacione ku në gjuhët tona ka 5.000 fjalë të përbashkëta. Të gjitha këto afrojnë popujt tanë me njëri tjetrin”.

Çavuşoğlu ka bërë të ditur se vizita e presidentit Recep Tayyip Erdoğan vitin e kaluar ka qenë një pikë kthese për marrëdhëniet dhe se kjo është vizita e parë në nivel presidencial pas 65 vitesh. Ai theksoi se “Marrëdhëniet me Greqinë i kanë ngritur në nivelin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë ku dhe takimi i fundit për këtë është mbajtur në qytetin Izmir”.

Pasi ka njoftuar se takimi tjetër do të zhvillohet në qytetin e lindjes së Atatürk-ut në Selanik, Çavuşoğlu tha se mes Izmirit dhe Selanikut ka marrëdhënie si dy qytete të binjakëzuara dhe se këtë lidhje dërshirojnë ta forcojnë me projekte konkrete.

“Ka patur vonesa në fillimin e udhëtimeve me anije mes qyteteve Izmir-Selanik. Këto udhëtime duhet të fillojnë sa më parë. Në lidhje me këtë çështje duhet të punojmë së bashku. Në të njëjtën kohë kemi projekt edhe për linjën hekurudhore Stamboll – Selanik të cilën do ta vëmë në zbatim”, tha Çavuşoğlu.

Ai thotë se mes dy vendeve nuk është një e fshehtë se në disa çështje ka dallime të pikëpamjeve. “Por, Greqia duke qëndruar larg standardit të dyfishtë, madje duke e kritikuar standardin e dyfishtë kryesisht në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE ajo ka dhënë mbështetje. Në të vërtetë kryekonsullata greke në Izmir është mysafire e jona në Izmir që prej vitit 1977, dhe ne jemi të lumtur për këtë. Të gjitha përfaqësitë greke dhe punonjësit që janë me detyrë këtu janë një amanet për ne, janë mysafirët tanë. Po ashtu edhe në kulturën e dy vendeve, mysafiri ka një vend të rëndësishëm”, tha Çavuşoğlu.

Ndër të tjera Çavuşoğlu duke iu drejtuar homologut të tij me fjalët miku im Nikos, ai theksoi se “Në Izmir dhe në vendin tonë mund të strehohen vetëm njerëzit që janë për të mirën e Greqisë. Terroristët, puçistët dhe tradhtarët që kanë në objektiv Greqinë nuk mund të strehohen në vendin tonë. Ne nuk e lejojmë këtë”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne