Bashkësia ndërkombëtare paralajmëron mbi pasojat e forcimit të bllokadës kundër Jemenit

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut i kërkoi Arabisë Saudite hapjen e kalimeve kufitare të Jemenit dhe paralajmëroi se mbyllja e këtyre kalimeve do të shkaktojë një katastrofë në Jemen.

Koalicioni agresor i udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit njoftoi se ka “vendosur të mbyllë përkohësisht të gjitha portet ajrore, detare dhe tokësore të Jemenit” duke e bërë të pamundur dërgimin e ndihmave humanitare në këtë vend të varfër të shkatërruar nga lufta. Veprimi saudit në mbylljen e kalimeve kufitare të Jemenit është një tregues i qartë i dënimit kolektiv të popullit të këtij vendi, sepse në qoftë se mbyllen rrugët e ndihmës humanitare në Jemen, kjo do të jetë katastrofike për miliona jemenas që janë të uritur. Arabia Saudite ka qenë objekt i kritikave masive gjatë dy viteve të fundit për shkak të agresionit frontal kundër fqinjit të saj jugor të Jemenit. Në një përpjekje për të shtypur lëvizjen popullore Ansarullah në Jemen dhe për të rivendosur në pushtet një aleat si Abde Rabuh Mansur Hadi, sunduesit sauditë kanë kryer një fushatë ushtarake barbare e cila deri tani ka marrë mbi 12,000 jetë, shumica gra e fëmijë jemenas. Gjithsesi, numri i vërtetë i viktimave besohet të jetë shumë më i lartë. Gjithashtu një embargo gjithëpërfshirëse ndaj Jemenit ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit dhe të ilaçeve si dhe një epidemi të kolerës dhe viktimat janë kryesisht fëmijët jemenas. Është e qartë se Arabia Saudite po kërkon të “kolonizojë” Jemenin në emër të padronëve të saj – domethënë Shtetet e Bashkuara dhe Britania – të cilat mbështesin fushatën ushtarake “të paligjshme” të mbretërisë duke i shitur armë regjimit të Riadit. Mbyllja e pikëkalimeve kufitare detare, tokësore dhe ajrore të Jemenit dëshmon se një holokaust po ndodh në Jemen, ndërsa ky vend i varfër arab është kthyer në një kamp përqendrimi, ku njerëzit po shfarosen sistematikisht nga Arabia Saudite. Ekziston një qëllim i qartë për të kryer maksimumin e gjenocidit kundër civilëve në Jemen, sepse koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është plotësisht i bindur se bashkësia ndërkombëtare nuk do të bëjë asgjë për të ndalur këtë gjenocid, dhe Riadi ka liri të plotë për të kryer aq shumë masakra dhe krime kundër njerëzimit pa u ndëshkuar. Por ky është një zhvillim shumë i rrezikshëm në platformën ndërkombëtare, sepse kërcënon sigurinë e të gjithëve. Heshtja dhe indiferenca e bashkësisë ndërkombëtare ndaj bllokadës saudite kundër Jemenit, ka çuar në krizën më të rëndë humanitare në botë dhe deklaratat sporadike të OKB nuk kanë asnjë ndikim në ndaljen e krimeve saudite dhe në reduktimin e përmasave të katastrofës humanitare të popullit jemenas. Zgjerimi i protestave popullore në vende të ndryshme të botës në muajt e fundit i kanë shtyrë organizatat ndërkombëtare të marrin qëndrime kundër krimeve të regjimit të Arabisë Saudite në Jemen. Përfshirja e regjimit që sundon Arabinë Saudite në listën e zezë të abuzuesve të të drejtave të fëmijëve, si dhe theksimi i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut për hetimin e veprimeve saudite për dënimin kolektiv të popullit jemenas, dëshmon për zgjerimin në rritje të reagimeve globale ndaj krimeve të regjimit saudit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne