Rajoni

Bashkia e Metropolit të Konyas hap kurse profesionale në Kosovë

Në Prizren u organizua takim informativ për gratë që dëshirojnë të përfitojnë profesion përmes kurseve që do të organizohen nga Departamenti i Kurseve të Formimit Profesional të Bashkisë së metropolit të Konyas (KOMEK) nga Turqia.

Takimi në lidhje me kurset, që do të organizohen nga KOMEK në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit, u realizua në Institutin Yunus Emre në Prizren.

“Rreth 60 gra do të trajnohen në këtë projekt. Dy mësueset tanë femra që vijnë nga Bashkia e Konyas dhe do të realizojnë trajnimin. Duam të falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në këtë projekt”, tha për AA Sevil Liman Kazaz, drejtoresha e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomike pranë Komunës së Prizrenit.

Ndërkaq, Nur Akbas, trajnuese nga KOMEK, tha se gratë në kuadër të projektit do të trajnohen në gjashtë fusha.

Projekti pritet të zgjasë tre muaj e gjysmë, ndërsa 60 kursiste do të kenë mundësi të zhvillojnë veten në fushën e zdrukthëtarisë, relievit, qëndisjes me rruaza, mobilimit, përpunimit të stofit dhe veshjes./ AA

OPINIONE