Bashkia e Tiranës po i vret qentë me acid, vidhen 500 mln lekë

Një denoncim ka mbërritur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku flitet për vrasjet që po u bëhen qenve të rrugëve në Tiranë.

Sipas denoncuesit, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj po i vret qentë me acid që përdoret për çimentot.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Barbari e padëgjuar e Lal Plehut!

-Ai vret me acid qentë e qytetit dhe

-vjedh 500 milione leke te sterilizimit te tyre.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje Dr. Lal Plehu ka kryer tre prokurime per sterilizimin e qenve endacake. 1. Tetor 2016 rreth 95 milion per 2500 qen. 2. Pak me shume se 200 milion per 4000 qen dhe 3. Maj 2018 210 milion per 4000 qen.

Me vleren e tregut me keto shifra sterilizohen 72.000 qen. Pra shikoni cfare vjedhje. Per me teper ata nuk kane sterilizuar fare. Vetem i kane vrare. Ne tirane sk me qen. Shikoni fotot. Ne cdo pamje eshte nje shishe e kuqe. Eshte acid per cimenton. Me acid i vrasin z. Berisha. As me eutanazi por me acid.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne