Bashkia pret gjatë natës pemët tek Unaza e Madhe/ FOTO

Gjatë natës janë prerë pemët tek Unaza e Madhe, ndërkohë janë hequr tabelat dhe shtyllat e ndriçimit.

E gjitha kjo është bërë në errësirën e natës për të shmangur reagimin e banorëve të Unazës së Madhe.

Siç shihet edhe në foto, punonjësit e Bashkisë Tiranë janë duke pastruar vendin nga pemët e prera në fshehtësi gjatë natës për shkak të frikës nga banorët.


Protestuesit e Unazës së Madhe janë shprehur të vendosur se nuk do të lejojnë prishjen e shtëpive të tyre, sot pritet sërish protestë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne