Bashkia Tiranë: e perhershmja Fusha shpk do rindërtojë Bulevardin Zogu I

Nga Alba Mborja

Bulevardi Zogu I në Tiranë do të rindërtohet nga firma Fusha shpk.

Punimet për rindërtimin e 600 metrave rrugë, nga Sheshi Skënderbej tek ish-stacioni i trenit, do të kushtojnë rreth 5 milionë euro dhe do të zgjasin 18 muaj.

Fusha shpk, e cila në katër vitet e fundit ka përfituar mbi 40 milionë euro tendera publike, vazhdon të jetë fituesja kryesore e kontratave ndërtimore të Bashkisë Tiranë.

Ne tenderin për rehabilitimin e Bulevardit Zogu I garuan katër kompani, por Fusha.shpk pati ofertën më të ulët—ajo ofroi rreth €5 milionë (afërsisht 626 milionë lekë), ndërsa fondi limit ishte €5,6 milionë.

Duket kosto shumë e lartë për reahbilitim rruge urbane, afërsisht 8,5 milionë euro për kilometër.

Exit.al kishte lajmëruar që në muajin mars për këtë projekt të kushtueshëm, hartuar mbi një studim të studios I RI, që kushtoi rreth 90 mijë euro.

I RI është në pronësi të firmës 51N4E—klienti kryesor i Kryeministrit Rama—e cila projektoi edhe rindërtimin e Sheshit Skënderbej, të realizuar po nga Fusha shpk.

Studimi, prej 124 faqesh, nuk ofronte planin e plotë të projektit, dhe Bashkia nuk e ka diskutuar anjëhereëë idenë e rehabilitimit. .

Bulevardi Zogu I u rindërtua në vitin 2006 kur Kryetar i Bashkisë Tiranë ishte Edi Rama. para dy vjetësh, kryebashkiaku i tanishëm i Tiranës Erion Veliaj ndërhyu në këtë segment duke kthyer në korsi për biçikletat trotuaren e këmbësorëve në mes të dy krahëve për makina të bulevardit, investim që tani do të çbëhet./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne