Bashkim Shehu tradheton historine e Mehmet Shehut, ben roman katolik

Bashkim Shehu djali i ish kryeministrit të diktaturës Mehmet Shehu, eshte shperblyer me cmim per romanin e tij me te fundem i cili i dedikohet nje prifti katolik Pater Shtjefnit. Ne nje kohe qe babai i Bashkimit, Mehmet Shehu i ka masakruar katoliket, Bashkimi duke ndjekur linjen e shokut te tij Edvin Kristaq Rames dhe Ismail Kadarese ka vendosur te luaj katolikun. Keshtu e ka shpjeguar librin e tij Bashkim Mehmet Shehu:

“Kjo ka të bëjë me gjenezën e librit, dhe një nga shtysat për këtë libër ishte leximi i kujtimeve të At Zef Pëllumbit, është lënda e dy kapitujve të fundit të romanit natyrisht e ndryshuar  duke u përmbajtur asaj që është historikisht e rëndësishme që nuk mund ti ndryshoja, se është e vërteta e një vendi.

Duke lexuar këto në një moment mu duk sikur At Zef Pëllumbi dhe unë ishim në burgun e Spaçit, dhe ai po më tregonte këto gjëra mua,” tha Bashkim Shehu.

Bashkim Shehu ka vijuar më pas me një rrëfim të dhimbshëm për konfliktet e brendshme që rrjedhin nga origjina e tij familjare dhe vështirësitë e bashkëjetesës në shoqërinë shqiptare.

“Unë sigurisht kam pasur miq në burg ose edhe mbas burgut, me njerëz që kishin qenë në burg por nuk kishim rastisur atje, vetvetiu është një përvojë themelore për jetën time” shpjegoj Shehu.

“Kush ka jetuar në luks aty ku kam qenë unë ose familje të kësaj sfere se nuk besoj që pjesa tjetër të ketë bërë një jetë të tillë, për mua përvoja e burgut është një pasuri qoftë në kuptimin letrar, artistik, moral edhe intelektual për të kuptuar shumë gjëra.

Unë e quaj veten me fat edhe pse humba 8 vite të rinisë time në burg,” u shpreh Bashkim Shehu.

Romani “Loja, shembja e qiellit” ka marrë disa çmime kombëtare, ndër to edhe çmimin “At Zef Pllumi” në vitin  2013. Cmimet qe Bashkimi merr per kete roman, i cili himnizon klerin katolik tregon servilizmin dhe laramanizmin e papare te shqiptareve. Mehmet Shehu, babai i Bashkimit njihet si nje nga masakruesit me te medhenj te klerit katolik, ndersa gjyshi i Bashkimit ka qene Sheh dhe Dervish i madh i Islamit ne Mallakaster. Por ja qe Bashkimi tani gjysem shekulli me pas ka vendosur te luaj katolikun.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne