Bashkimi Evropian deklaron mbështetjen ndaj formimit të shtetit të pavarur të Palestinës

Shefi i diplomacisë Evropiane ka deklaruar mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj formimit të shtetit të pavarur të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Josep Borrel, shefi i diplomacisë evropiane, në takim me Riad Maleki, ministrin e punëve të jashtme të Autoritetit Autonom të Palestinës që u zhvillua në Bruksel, duke theksuar mbështetjen e Evropës për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës, të dy palët kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale.

Riad Al-Maleki dhe Josep Borrell gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe në lidhje me situatën aktuale të palestinezëve sidomos për planin amerikan të ashtuquajtur “akordi i shekullit”, zgjedhjet në Palestinës, kushtet politike dhe gjendjen humanitare në Rripin e Gazës.

Shefi i diplomacisë evropiane në këtë takim ka kritikuar prezantimin e planit racist amerikan “akordi i shekullit” nga ana e Donald Trump.

Mahmdu Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, gjithashtu duke hedhur poshtë planin racist “akordi i shekullit”, ka deklaruar: “Ky plan do të hidhet në koshin e mbeturinave të historisë”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne