Bashkimi Evropian: Futbolli shërben për pastrim parash

Futbolli profesionist është përfshirë nga Bashkimi Evropian në listën e zezë të aktiviteteve, të cilat duhet të monitorohen në vazhdimësi për të evituar pastrimin e parave, pasi nuk është e mundur që me strukturën aktuale të këtij sporti, të luftohen shumat e mëdha që qarkullojnë nëpërmjet tij në mënyrë ilegale.

Brukseli identifikoi futbollin mes 47 prodhimeve apo sektorëve që sheh si të brishtë ndaj ndikimit kriminal. “Organizimi kompleks i futbollit profesionist dhe mungesa e transparencës në të shumtën e rasteve, kanë krijuar tokë pjellore për përdorimin e burimeve ilegale. Shuma të dyshimta të mëdha parash pa asnjë lloj përfitimi të dukshëm financiar, po investohen në këtë sport”, ishte rezoluta që ka dalë këtë javë nga zyrat e Bashkimit Evropian.

Në këto rrethana, pritet që të shtohen kontrollet financiare si dhe t’u kërkohet strukturave si FIFA e UEFA që të monitorojnë më rreptësisht burimet e të ardhurave të klubeve jo vetëm në elitë, por edhe në bazë, për të evituar përhapjen e këtij fenomeni që nuk është aq i dukshëm në aktivitete me fitime kolosale si Liga e Kampioneve./insporti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne