Bashkimi Evropian kritikon vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste në Palestinë

Gazeta ndërkombëtare “Al-Kods Al-Arabi” bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka kritikuar politikat e regjimit sionist për ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze dhe ka thënë se kjo politikë vetëm ndërlikon krizën e Palestinës.

Bashkimi Evropian theksoi se përkrah partnerëve ndërkombëtarë dhe rajonalë të tij, është i gatshëm të mbështesë të dy palët palestineze dhe izraelite për arritjen e një rrugëzgjidhje paqësore. Para kësaj një grup i quajtur “Paqja Sot” kishte deklaruar se regjimi sionist synon të ndërtojë edhe 1500 njësi banimi të tjera në territoret e okupuara të Palestinës. Shumica e këtyre njësive do të ndërtohen në një koloni të re sioniste. Kjo është në kohën kur Këshilli i Sigurimit të OKB në një rezolutë të tij ka ndaluar Izraelin të ndërtojë koloni sioniste në territoret palestineze dhe i ka quajtur të paligjshme kolonitë sioniste në territoret e Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne