Bota

Bashkimi Evropian në kërkim të aleancave kundër SHBA-së në Kinë dhe në Japoni

Drejtuesit e Bashkimit Evropian do të mblidhen të hënën dhe të martën në Pekin e më pas në Tokio për riforcimin e marrëdhënieve tregtare me këto dy vende, për t’i bërë bllok Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka ndërmarrë një luftë tregtare botërore.

Turneu aziatik i përfaqësuesve të BE-së zhvillohet në kuadër të një përpjekjeje për gjetjen e aleancave nga Bashkimi Evropian, tregu më i madh unik në botë, përballë proteksionizmit të administratës Trump, slogani i të cilit është “Amerika e para”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të marrin pjesë të hënën në Pekin në samitin e 20-të BE-Kinë dhe do të takohen me Presidentin Xi Jinping, ditën kur Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me Presidentin rus, Vladimir Putin, në Helsinki.

Samiti do të jetë rasti për drejtuesit e Kinës dhe Bashkimit Evropian për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët në mbështetje të një modernizimi të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker do të shkojnë më pas në Tokio për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Japoninë.

Takimi ishte parashikuar fillimisht javën e kaluar në Bruksel, por Kryeministri japonez, Shinzo Abe, u detyrua të anulojë udhëtimin për shkak të përmbytjeve në Japoni./ trt

OPINIONE