Bashkimi Evropian paralajmëron Izraelin pas dëbimit të përgjegjësit të HRW-së

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Izraelit që të heqë dorë nga vendimi për anulimin e lejes së punës së Omer Shakir, përgjegjësi i Organizatës për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch-HRW) për Izraelin dhe Palestinën dhe për kthimin e tij në atdhe brenda dy javësh.

Në deklaratën e bërë nga Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë të Bashkimit Evropian rikujtohet se Shakirit i është dhënë një afat prej 14 ditësh për tu larguar nga vendi dhe nga Izraeli kërkohet që të heqë dorë nga ky vendim.

Leja e punës së përgjegjësit të Organizatës për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch-HRW) për Izraelin dhe Palestinën ishte anuluar nga ana e Ministrisë së Brendshme të Izraelit duke kërkuar njëkohësisht edhe largimin e tij.

Izraeli kishte parashtruar se leja e Shakirit, nënshtetas amerikan me origjinë irakiane, ishte anuluar me arsyetimin se “kishte ndërmarrë aktivitete kundër Izraelit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne