Bastisje në al Aksa për shkak të festës së Purimit

Hebrenjtë sionist po planifikojnë të organizojnë një bastisje të gjerë në xhaminë al Aksa për shkak të festës së Purimit.

Organizata sioniste e quajtur Grupet e Tempullit, në të cilën mblidhen organizatat hebraike radikale, ka bërë thirrje për të bastisur xhaminë al Aksa për të festuar festën e Purimit.

Siç raportohet nga burimet e lajmeve palestineze, organizata sioniste, Grupet e Tempullit njoftoi përmes llogarisë zyrtare në Facebook, programet e planifikuara për bastisjen e xhamisë al Aksa. Përveç kësaj, organizata sioniste e quajtur Grupet e Tempullit do të organizojë turne dhe do të kryejë një sërë aktivitetesh në xhaminë al Aksa dhe zona të tjera brenda haremit.

Në bastisjet e xhamisë al Aksa, të organizuara nga organizatat sioniste, pritet të marrin pjesë edhe ligjvënësit dhe ministrat hebrenj. Sionistët kanë organizuar bastisje në xhaminë al Aksa për vite me rradhë. Policia dhe ushtarët sionistë po ashtu sigurojnë mbrojtje për bastisësit pavarësisht të drejtës ndërkombëtare.

Palestinezët dhe zyrtarët e xhamisë al Aksa kundërshtojnë dhe ndërhyjnë ndaj bastisjeve. Gjatë ndërhyrjeve herë pas here ka edhe konflikte. Policia sioniste izraelite shpesh plagos dhe vret palestinezët me plumba të vërtete dhe plastike.

Burimi : Tesnim News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne