Bavaria vendos Kryqin në çdo ndërtesë publike

Gjermania është vendi që ka pranuar t’u japë statusin e azilantit shumë emigrantëve që kaluan kufirin e BE gjatë krizës së refugjatëve. Aq sa lulëzoi sllogani “Refugees Ëelcome” por nga ana tjetër pati edhe një rritje të mbështetjes për  ideologjinë naziste dhe partinë e krahut të djathtë AFD.

Palët më konservatore të krahut të djathtë, si p.sh. Bashkimi Kristian Social, shprehën shqetësimin për rritjen e numrit të refugjatëve muslimanë dhe emigrantëve, duke thënë se kjo valë ekstrakomunitarësh po kërcënon identitetin gjerman.

Në Bavari, një nga 16 rajonet e Gjermanisë , me rreth 12,5 mln banorë, qeveria lokale e kryeministrit Markus Söder (nga Partia Bashkimit Kristian Social) vendosi të vërë … kryqe në të gjitha ndërtesat publike .

Pë ligjin e ri të miratuar në parlamentin lokal, reaguan anëtarë të Kishës Katolike, pasi Bavaria është një bastion i fortë i katolicizmit, por edhe teologë të njohur. Me gjithë kundërshtitë Markus Söder, nuk u tërhoq dhe ligji i emërtuar “Kreuzpflicht” ose ” kryqëzimi i detyruar,” hyn në fuqi nga e premtja e 1 qershorit. Për kryeministrin, kjo është një nga mënyrat e përshtatshme për të ruajtur identitetin e bavarezëve, i cila është i kërcënuar.

Guardian shkruan se vetë Söder  ka gjithmonë një kryq  në murin e zyrës së tij: “Ne duam të kalojmë një mesazh të qartë: Se njerëzit kanë një dëshirë për të shprehur me forcë identitetin e tyre”-thotë ai. Vendimi për vendosjen e kryqeve në hyrje të të gjitha ndërtesave publike ka shkaktuar reagime të ashpra. Kisha deklaroi se segregacioni dhe e drejta e lirisë fetare është një komponent kyç i ekzistencës që prej shekullit të 16-të dhe protestat e Martin Luterit.

Ndër të kritikët e këtij ligji janë anëtarë të lartë të Kishës Katolike, duke përfshirë kardinalët dhe peshkopët, të cilët thonë se “Kryqi është një simbol autentik fetar dhe jo një ikonografi popullore”.Söder, është përgjigjur  duke thënë vazhdimisht se kryqi nuk duhet të konsiderohet si simbol fetar, por pjesë e  identitetit kulturor bavarez.

https://www.theguardian.com/world/2018/may/31/bavarians-wary-of-new-law-…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne