BBC e pranon që ka bërë lajm të rremë

Rrjeti mediatik britanik BBC i kërkoi të enjten falje Presidentit të Ukrainës dhe pranoi të paguajnë për dëmet qe i ka shkaktuar atij një lajmi të pasaktë i publikuar vitin e kaluar.

Në një lajm të saj publikuar majin e kaluar për Petro Poroshenkon BBC-ja pretendonte për një pagesë prej 400 mijë dollarë, bërë për të zgjatur një takim mes Poroshekos dhe Presidentit të ShBA-së, Donald Trump. Sipas lajmit të BBC-së pagesa ishte bërë në emër të Michael Cohen, ish-avokati i Trumpit. Pastaj BBC e kishte hequr nga faqja e internetit lajmin në fjalë.

“Pretendimi në lidhje me takimin e qershorit 2017 nuk ka qenë i drejtë”, thotë BBC në një komunikatë të shkruar që ka bërë për rastin, ndërsa njofton se lajmi në fjalë është dhënë edhe një buletin informativ të BBC-së në Angli.

“Ne kërkojmë falje nga Z. Poroshenko për çdo shqetësim të shkaktuar dhe kemi rënë dakord për t’i paguar dëmet, shpenzimet gjyqësore”, bën të ditur BBC në faqen e saj të njoftimeve lidhur me korrigjimet dhe sqarimet./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne