BBC-së i ndalohet transmetimi në Niger me arsyetimin për “lajme të rreme”

Ministri i Komunikimit i Nigerit, Sidi Mohamed Raliou, akuzoi BBC-në se ka transmetuar “informacion të rremë”, që dyshohet se synonte “destabilizimin e qetësisë sociale dhe minimin e moralit të ushtarëve” I akuzuar për transmetimin e “lajmeve të rreme” në Niger, transmetuesi publik britanik BBC, është pezulluar nga funksionimi në vendin e Afrikës Perëndimore për tre muajt e ardhshëm, transmeton Anadolu.

Ministri i Komunikimit i Nigerit, Sidi Mohamed Raliou, akuzoi BBC-në se ka transmetuar “informacion të rremë”, që dyshohet se synonte “destabilizimin e qetësisë sociale dhe minimin e moralit të ushtarëve”. Urdhri i pezullimit vjen pasi BBC raportoi për një sulm ndaj njerëzve në fshatin Chatoumane pranë kufirit me Burkina Fason. Ajo tha se dhjetëra ushtarë dhe civilë u vranë. Megjithatë, administrata ushtarake e vendit tha se vetëm dhjetë ushtarë kanë humbur jetën. Në një letër drejtuar radiostacioneve lokale, Raliou u kërkoi atyre që të ndalonin transmetimin e programeve të BBC-së me “efekt të menjëhershëm”. BBC gjithashtu drejton programet e saj përmes partnerëve të radiove lokale. Administrata tha gjithashtu se ka paraqitur një ankesë duke akuzuar “Radio France International” (RFI) për “nxitje të gjenocidit” në raportimin e saj mbi sulmin, duke e akuzuar atë për “orkestrimin e një fushate të gjerë dezinformimi”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne