Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi të premten deklaroi se blloku bashkëpunon me Turqinë në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Christian Berger në një transmetim të drejtpërdrejtë tha se Turqia është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të BE-së.
Duke nënvizuar se aktivitetet tregtare duhet të vazhdojnë pavarësisht përhapjes të COVID-19, ai tha se njerëzit nuk do të humbasin punët e tyre ndërsa prodhimi dhe tregtia vazhdojnë.
I pyetur nëse BE do të forcohet apo dobësohet pas krizës globale, ai tha se blloku planifikon të dalë më i fortë.
Për procesin e pranimit të Turqisë në BE, ai tha se negociatat e pranimit do të fillojnë përsëri kur të zgjidhen problemet politike.
Nga bisedimet do të përfitojnë të dy palët, pasi Turqia është një partner i rëndësishëm dhe kyç i BE-së, shtoi ai.
Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987, kurse bisedimet e pranimit filluan në vitin 2005. Por negociatat u ndërprenë në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve të administratës qipriote greke, si dhe kundërshtimit të Gjermanisë dhe Francës.
Virusi për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në gjithë botën për katër muaj.