Bota

BE e shtyn Iranin kundër SHBA-së

Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendimin për të ndërmarrë hapa për të mbrojtur ligjërisht dhe financiarisht kompanitë evropiane, të cilat do të ndikohen nga marrëveshja pas vendimit të sanksioneve të SHBA-së mbi Iranin.

Komisioni i BE-së ka njoftuar se është në proces të marrjes së masave të ndryshme për të mbrojtur interesat e kompanive evropiane pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

VENDOSSHMËRIA NË MARRËDHËNIET EKONOMIKE

Në deklaratën në të cilën u tha se vendimi i SHBA-së për t’u tërhequr nga marrëveshja dhe për të rifilluar sanksionet mund të ketë efekte negative mbi kompanitë evropiane që investojnë në Iran, u theksua se BE është “e vendosur” të ndërmarrë hapa drejt vazhdimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me Iranin.

Në këtë deklaratë në të cilën u raportua se liderët e vendeve anëtare të BE-së kanë votuar për të mbështetur hapat e ndërmarrë nga Komisioni Evropian, u tha se është marrë vendimi për fillimin e procesit formal për të futur në fuqi “ligjin ndalues” i cili ndalon kompanitë evropiane të zbatojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara të imponuara ndaj Iranit dhe që nuk njeh asnjë vendim gjykate që zbaton dënime të SHBA-së.

Në deklaratë u vu në dukje se është marrë edhe vendimi për fillimin e punës së legjislacionit për përdorimin e Bankës Evropiane të Investimeve për financimin e investimeve në Iran dhe u deklarua se janë kërkuar nga vendet anëtare të BE-së hulumtimet e mundësive për të transferuar bankat në Bankën Qendrore të Iranit.

MASAT MUND TË HYJNË NË FUQI BRENDA DY MUAJVE

Masat në fjalë do të hyjnë në fuqi brenda dy muajve nëse Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian nuk kundërshtojnë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të martën (8 maj) se vendi i tij do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore midis vendeve P5 + 1 dhe Iranit, duke sjellë kështu sanksione të rënda mbi qeverinë e Teheranit.

Kompanitë kryesore evropiane, pas marrëveshjes bërthamore kanë filluar të bëjnë tregti dhe investime në Iran. Kompanitë europiane kishin frikë të dëmtojnë sanksionet e SHBA-së nëse vazhdojnë të punojnë me Iranin.

Burimi : Sputnik News/ ML

Etiketa