BE-ja kërkon shmangien e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë

Zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Maja Kocijançiç, theksoi gjatë një konference për media të hënën në Bruksel se kriza venezuelase duhet të zgjidhet me rrugë paqësore dhe demokratike, synim ky që s’mund të arrihet me metoda të dhunshme.

“Ndërhyrja ushtarake (në Venezuelë) duhet të shmanget”, deklaroi ajo.

Venezuela është tronditur nga një sërë protestash që prej datës 10 janar, kur Presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita.

Tensionet u ngritën kur Kryetari i Kuvendit Kombëtar me shumicë opozitare, Juan Guaido, u vetëshpall president i përkohshëm i Venezuelës më datë 23 janar. Ky veprim u mbështet së pari nga SHBA-ja dhe pastaj nga Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peruja, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kosta-Rika dhe Guatemala. Këtyre shteteve iu bashkua së fundmi edhe Parlamenti Evropian.

Ndërsa Turqia, Meksika, Rusia, Irani, Kuba, Kina dhe Bolivia konfirmuan mbështetjen e tyre për Presidentin venezuelas, Nicolas Maduro. Ky i fundit, pas zhvillimeve në fjalë, njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve politiko-diplomatike me SHBA-në duke përjashtuar ato tregtare.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e pati vlerësuar dërgimin e trupave në Venezuelë si “një prej opsioneve” të mundshme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne