BE-ja kërkon uljen e tensioneve Indi-Pakistan

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka ftuar Indinë dhe Pakistanin të tregojnë “vetëpërmbajtje” dhe të ulin tensionet.

“Ne presim që të dyja vendet të përmbahen dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Për këtë qëllim, rifillimi i kontakteve diplomatike në nivel politik dhe zbatimi i masave urgjente nga të dyja palët është jetësore” thuhet në komunikatën e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

BE-ja vlerëson se një përshkallëzim i tensioneve mes Indisë dhe Pakistanit mund të ketë pasoja të rrezikshme për të dyja vendet si dhe për tërë rajonin.

Shefja e diplomacisë evropiane thotë se ka biseduar me telefon me ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Shah Mohmood Qureshi, të cilit i ka theksuar nevojën e vazhdimit të adresimit të terrorizmit.

“Terrorizmi nuk mund të arsyetohet asnjëherë” thuhet më tutje në komunikatën e kryediplomates evropiane, në të cilën theksohet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë kontaktet me të dyja vendet në mënyrë që të mbkiqyrë nga afër situatën.

India tha se ka ndërmarrë sulme ajrore kundër militantëve në territorin e Pakistanit, duke shënuar eskalimin më të madh të tensioneve ndërmjet dy vendeve që posedojnë armë bërthamore.

Zyrtarët e lartë indianë tha se sulmet kanë shënjestruar kampet e trajnimit të grupit militant “Jaish-e-Mohammad”.

Ndërkohë Pakistani ka thënë se ka rrëzuar dy aeroplanë të Indisë në rajonin e kontestuar të Kashmirit dhe ka zënë dy pilotë në tokë.

Incidentet e fundit mes dy vendeve pasojnë incidentin e 14 shkurtit, kur militantët më bazë në Pakistan kryen një sulm vetëvrasës ndaj një konvoji në rajonin e Kashmirit të administruar nga India. Sulmi la të vdekur mbi 40 ushtarë të Indisë.

India e akuzoi Pakistanin se ka ndërlidhje të drejtëpërdrejtë me sulmin përderisa e bëri përgjegjës për përkahjen që i bën grupit militant.

India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë rajon.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne