BE kalon pengesën e parë: Paketa e ndihmës do të jetë 390 miliardë euro

Sipas diplomatëve, shtetet e Bashkimit Europian kanë kaluar pengesën e parë drejt arritjes së marrëveshjes për paketën e ndihmës për krizën e koronavirusit.

Sipas gazetës BILD, në vend të 500 miliardë eurove, të kërkuara nga Gjermania dhe Franca, në dispozicion do të jenë 390 miliardë euro.

Negociatat për këtë çështje janë shtyrë tri herë të hënën.

Megjithatë kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh optimiste se do të arrihet një marrëveshje në samitin special.

Mbrëmjen e shkuar, negociatat u ndërprenë pak para mesnatës. Tensionet ishin të larta dhe Merkel u ankua se informacionet po rridhnin në media./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne