BE kërkon nga Greqia të hetohen “pretendimet për dhunë ndaj refugjatëve”

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje Greqisë që të hetojë “pretendimet për dhunë” dhe trajtim të jashtëligjshëm ndaj refugjatëve.

“Presim që autoritetet greke të hetojnë pretendimet për çfarëdo dhune ose ndërhyrjeje të jashtëligjshme”, tha Adalber Jahnz, zëdhënësi i Komisionit Evropian, në brifingun ditor për media në Bruksel.

Ai tha se autoritetet greke po përballen me një situatë të veçantë dhe po zbatojnë një detyrë të vështirë.

“Këtë duhet ta bëjnë në përputhje të plotë me të drejtat elementare dhe në mënyrë proporcionale”, deklaroi Jahnz.

Ndryshe, refugjatët tashmë për të 13-tën ditë po vazhdojnë pritjen në zonën e ndërmjetme në vendkalimin kufirar turko-grek Pazarkule-Kastanies.

Njësitë kufitare greke po intervenojnë me bomba gazi dhe kapsolla gazi që gjuhen në mënyrë direkte drejt refugjatëve, për të parandaluar hyrjen e tyre në Greqi.

Drejtori i Shëndetësisë në qytetin turk Edirne, Ali Cengiz Kalkan, ka njoftuar se 2.306 refugjatë të plagosur me armë zjarri, plumba plastike, bomba gazi dhe topa uji nga autoritetet greke, janë trajtuar në spitalet në qytet dhe spitalet e improvizuara në terren.

Ndërkaq, ministri turk i Mbrojtjes, Suleyman Soylu, ka thënë se 142.175 emigrantë kanë kaluar deri më 6 mars nga territori i Turqisë për në Greqi përmes lumit Marica në Edirne./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne