BE ndan 71 milionë euro për Palestinën në luftën kundër COVID-19

Bashkimi Evropian(BE) njoftoi të enjten një paketë ndihme financiare prej 71 milionë euro për Palestinën për të luftuar koronavirusin e ri(COVID-19).

BE përmes një deklaratë tha se premtimi ishte bërë gjatë një takimi më herët gjatë ditës midis përfaqësuesit të saj në Kuds, Sven Kuhn von Burgsdorff dhe kryeministrit palestinez, Mohammad Shtayyeh.

Pakoja thuhet se përfshin rreth 10 milionë euro për gjashtë spitale në Kudsin Lindor, 40 milionë euro për zyrtarët e Autoritetit Palestinez dhe gjashtë milionë euro për bizneset palestineze.

Për më tepër, pesë milionë euro janë ndarë për të ndihmuar komunitetet lokale dhe rreth shtatë milion euro janë caktuar për OJQ-të që veprojnë në zonë.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në të gjithë botën.

Pandemia ka marrë më shumë se 95 mijë jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 1.6 milion, ndërsa më shumë se 354,000 njerëz janë shëruar nga sëmundja, sipas shifrave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne