BE ndihma për ministrinë e Shëndetësisë, Soreca: Me lehtësimin e masave të gjithë duhet të kemi kujdes

Bashkimi Evropian i ka dhuruar disa ndihma ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të përballimit të situatës së krijuar nga COVID-19.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ndërsa i dorëzoi ndihmat ministres së Shëndetësisë, bëri apel që të tregohet më shumë kujdes me zbatimin e rregullave tani që masat po lehtësohen.

“Më lejoni të them që kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të vazhdojmë të jemi të disiplinuar në të ardhmen. Përkundrazi të mos harrojmë që virusi nuk është zhdukur, virusi këtu është ende, që do të thotë që me relaksinimi e masave të gjithë duhet të bëjmë kujdes, të gjithë duhet të vazhdojmë të tregojmë sa më shumë disiplinë që të jetë e mundur edhe në të ardhmen”, tha ambasadori Soreca./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne