Bashkimi Evropian (BE) nënshkroi me kompaninë farmaceutike Johnson and Johnson një marrëveshje për blerjen e vaksinës për koronavirusin e ri (COVID-19).
Në një deklaratë nga komisioni i BE-së, thuhet se me marrëveshjen komisioni do të mund të blejë në emër të vendeve të BE-së deri në 400 milionë doza.
Ndërkohë kompania Johnson and Johnson theksohet se ndodhet në fazën e tretë të punimeve të vaksinës.
BE-ja më parë ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e vaksinës me kompanitë AstraZeneca dhe Sanofi-GSK, ndërsa përveç këtyre ka njoftuar se kanë rezultuar me sukses edhe bisedimet për blerjen e vaksinës me kompanitë si CureVac, BioNTech-Pfizer dhe Moderna./AA