BE thirrje për përmbajtje Armenisë dhe Azerbajxhanit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politika së Sigurisë, Josep Borrell, ka zhvilluar telefonatë me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Ceyhun Bayramov, dhe ministrin e Jashtëm armen, Zohrab Mnatsakanyan, duke u bërë thirrje palëve për ruajtje të gjakftohtësisë.

Në telefonatën e njëkohshme me dy ministrat, Borrell u ka bërë thirrje palëve “t’i japin fund konfliktit të armatosur dhe të shmangin hapat që do të rrisin tensionet”, thuhet në një deklaratë të BE-së.

Kryediplomati evropian ka theksuar nevojën që palët të vendosin komunikim të drejtpërdrejtë.

Ai po ashtu ka thënë se është e rëndësishme që të rifillojnë negociatat në lidhje me rajonin e Karabakut.

Më 12 korrik, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit me zjarr artilerie drejt rajonit kufitar veriperëndimor Tovuz, duke u tërhequr pas pësimit të humbjeve si rezultat i kundërpërgjigjes nga ushtria azerbajxhanase.

Nga ushtria e Azerbjaxhanit jetën humbën katër ushtarë, ndërsa katër të tjerë u plagosën.

Ndërkaq, në përleshjet që vazhduan në ditët në vijim, jetën humbën tetë ushtarë azerbajxhanas.

Që nga viti 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme rajonin e Karabakut Malor (Nagorno-Karabakh), që është një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne