BE vazhdon qëndrimin e njëanshëm në Mesdheun Lindor

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano në konferencën ditore të shtypit tha se BE-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Turqisë lidhur me zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe bën apel për dialog dhe negociata.

Në 27 nëntor Presidenti Recep Tayyip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ishte takuar në Stamboll me Kryetarin e Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez Al-Sarraj.

Në këtë takim mes dy vendeve ishin nënshkruar dy memorandume mirëkuptimi.

Marrëveshja e parë është “Memorandumi i mirëkuptimit për Kufizimin e Juridiksioneve Detare”, e cila synon mbrojtjen e të drejtave të të dy vendeve që burojnë nga e drejta ndërkombëtare.

Memorandumi tjetër ka të bëjë me “Bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe atë ushtarake”./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne