BE zgjat kufizimet për eksportin e pajisjeve mbrojtëse

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të zgjasë afatin e masës për lejen paraprake lidhur me eksportet e pajisjeve të mbojtjes personale për vendet e treta në kuadër të masave për koronavirusin (COVID-19).

Komisioni Evropian njoftoi se për shkak të COVID-19, janë marrë masa të reja për të mbrojtur furnizimin me pajisje mbrojtëse personale në vendet anëtare.

Sipas kësaj, eksportimi i maskave, syzeve dhe veshjeve mbrojtëse për vendet e treta do të mund të bëhet me një leje paraprake për 30 ditë.

Zbatimi i lejes paraprake në fjalë nuk do të përfshijë disa vende të tilla si Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Norvegjia, Islanda dhe Zvicra.

BE-ja më 15 mars mori vendimin që eksporti i pajisjeve të mbrojtjes personale ndaj vendeve të treta t’i nënshtrohej lejes paraprake për një periudhë 6 javore.

Me vendimin e marrë së fundmi, zbatimi i lejes paraprake për eksportimin e pajisjeve mbrojtëse u zgjat edhe 1 muaj./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne