Bedug, daullja tradicionale e Indonezisë që i bën ballë kohës

Daullja tradicionale shekullore “bedug” në Indonezi e cila zë vend të posaçëm veçanërisht në muajin e Ramazanit, vazhdon edhe sot të përdoret në këtë vend, duke i bërë ballë viteve, shkruan Anadolu Agency (AA).

Daullja e quajtur “bedug” në Indonezi, përdoret për zgjimin në syfyr të agjëruesve gjatë muajit të Ramazanit, për të lajmëruar lidhur me kohën e ezanit dhe para hutbes së namazit të xhumasë.

Thuhet se daullja bedug ka ardhur në Indonezi nga kultura kineze dhe ajo indiane. Me shekuj të tërë ajo ka qenë lajmërues për kohën, ndërsa edhe pse më nuk është pjesë e xhamive për shkak të zhvillimit të sistemeve të zërit, siç janë altoparlantët, daullja ende përdoret nga ata që dëshirojnë të ngelin të lidhur pas traditës dhe ta vazhdojnë atë.

Prodhimi i daulles bedug fillon para Ramazanit

Mjeshtërit që hapin punëtori të vogla para muajit të Ramazanit, i shfaqin për shitje në rrugë daullet bedug të cilët i kanë përgatitur me duart e tyre. Shfaqja e daulleve bedug në rrugë dhe qendra tregtare tregon për ardhjen e muajit të Ramazanit. Daullexhinjtë shëtisin rrugë më rrugë në kohën e syfyrit dhe me bedugët e tyre i zgjojnë njerëzit.

Për përgatitjen e një daulleje bedug përdoret dru i palmës për trungun e dallues, dhe lëkurë deleje apo viçi për pjesën në të cilën luhet me rrahës.

“Çmimi sillet nga dhjetë deri në 200 dollarë”

Çmimi i bedugëve ndryshon sipas materialit me të cilin është punuar dhe punës së dorës.

Saiful Muhammed, mjeshtër i daulles në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, thekson se daullen e prodhojnë çdo vit në muajin e Ramazanit.

“Meqë shitjet janë të mira gjatë muajit të Ramazanit, unë prodhoj bedugë në punishten të cilën e kam themeluar dhe ua shesë klientëve”, thekson Muhammed.

Ai thotë se përmasat e dallues ndryshojnë sipas kërkesës së klientëve, duke shtuar se çmimet e daulleve ndryshojnë sipas materialit të përdorur në trungun e daulles dhe punës së dorës.

“Varësisht nga cilësia dhe puna e dorës, çmimet e bedugut ndryshojnë nga dhjetë deri në 200 dollarë. Unë i shes me çmim të lirë daullet në një punishte të vogël”, thotë Muhammed./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne