BeH, gjenden 8 viktima në një varr masiv

Tetë viktima të luftës në Bosnjë e Hercegovinë janë gjetur në një varr të ri masiv në malin Igman në afërsi të Sarajevës, raporton Anadolu Agency (AA).

Emza Fazlliq, zëdhënëse e Institutit të Personave të Zhdukur të Bosnjë e Hercegovinës tha për AA se gërmimet në varrin masiv të gjetur të mërkurën, në të cilin besohet se gjenden mbetje mortore të civilëve boshnjakë të vrarë në luftën e viteve 1992-1995 janë duke vazhduar dhe se aktualisht janë zbuluar tetë kufoma.

Fazlliq tha se besohet se në varrin masiv gjenden të varrosur 12 viktima, duke shtuar se në varr janë gjetur edhe gëzhoja plumbash.

“Besojmë se trupat u përkasin 12 civilëve që jetonin në rajonin Donji Haxhiqi. Këta njerëz janë vrarë duke u përpjekur të arrijnë në zonën e sigurt përmes malit Igman. Deri më tani kemi gjetur trupat e pajetë të 8 personave dhe besojmë se do të gjejmë edhe 4 kufomat e tjera”, u shpreh Fazlliq.

Ajo njoftoi se gjatë gërmimeve janë gjetur edhe gjësende personale të viktimave dhe shtoi se kufomat do t’i nënshtrohet testit të ADN-së për identifikimin e tyre./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne