BeH, Oriç dhe Muhiç lirohen nga akuzat për vrasje në Srebrenicë

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) ka liruar Naser Oriçin dhe Sabahudin Muhiçin nga akuza për vrasjen e të burgosurve në zonat e Bratunacit dhe Srebrenicës, raporton Anadolu Agency (AA).

Oriç, ish komandant i njësisë të Armatës së BeH-së në zonën e Srebrenicës dhe Muhiç, pjesëtarë të Armatës së BeH-së, janë liruar nga akuza sipas së cilës në vitin 1992 në Zalazje, Loliç dhe Kunjerc kanë vrarë tre të burgosur serbë.

Vendimi është i shkallës së parë dhe ekziston mundësia e ankesës./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne