Bëhet shkrumb e hi autobusi kroat në hyrje të Beogradit

Një autobus me targa të qytetit kroat Osijek është djegur sot tërësisht në të hyrë të Beogradit, në afërsi të aeroportit “Nikolla Teslla”, njofton Blic.

Lajmin e ka konfirmuar shërbimi zjarrfikës i Beogradit, makinat e të cilit kanë dalë në vendngjarje. Një dëshmitar okular ka thënë se autobusi ishte djegur “me plot kuptimin e fjalës brenda pak çasteve”.

“I pamë udhëtarët se si të tmerruar rrinin anës së autostradës dhe e shikonin zjarrin. Të gjitha që i kishin brenda iu dogjën, por nuk pamë se ka të lënduar”, ka thënë dëshmitari.

Nga ndihma e shpejtë kanë thënë për portalin se nuk kanë marrë thirrje, kështu që supozohet se s’ka të lënduar.

Udhëtarët kanë thënë se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

“Autobusi u ndez kot së koti, përnjëherë, kështu që u krijua panik. Vozitësi e ndali dhe të gjithë vrapuam jashtë, për të shpëtuar kokën”, deklaroi për “Blic” një udhëtare.

Autobusi nuk ka qarkulluar në linjë të rregullt, porse ka qenë i mbushur me njerëz kryesisht më të moshuar që ishin nisur në Takimet Sllavonase (krahinë kroate në trekëndëshin kufitar me Serbinë dhe Hungarinë) në një kishë katolike në Zemun, në afërsi të Beogradit.

– Erdhëm për ekskursion njëditor, kështu që s’patëm kurrfarë bagazhi më të madh me vete, kanë sqaruar udhëtarët.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/behet-shkrumb-e-hi-autobusi-kroat-ne-hyrje-te-beogradit-543920/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne