Behxhet Pacolli nuk lejohet të hyjë në Serbi

 

Sot sipas RTS-së Radiotelevizionit Serb, Beogradi nuk i ka miratuar kërkesën për vizitë në Novi Pazar, Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli.

Ftesa për pjesëmarrje në një konferencë në Novi Pazar që iu bë gjatë kësaj jave zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli, ka alarmuar autoritetet serbe.

Kjo është thënë jozyrtarisht për Radiotelevizionin e Serbisë, RTS, nga zyrtarët serb. Sipas tyre kjo është refuzuar për shkak të kuadrit ligjor të përkohshëm të UNMIK-ut, ku thuhet se Kosova ka një ministri të punëve të jashtme, megjithatë, sipas një marrëveshje zyrtare për vizita ajo nuk mund të zbatohet në rastin e Pacollit.

Ai është ftuar nga udhëheqësi i boshnjakëve të Serbisë, Sulejman Uglanin, mirëpo nuk ka ende konfirmim të refuzimit të kërkesës nga ana e Kosovës.

Burimi: Kosova post

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne