Arbana Xharra apo çamçakëzi i Kadriut

Bekim Rexhepi

Ajo që me kohë është shfaqur si gjoja diç e re brenda totalitarizmit të PDK-së, si parti ka kenë ndërhyrja brutale dhe suprimimi i drejtësisë dhe antikorrupsionit, madje me një fanatizëm ideologjik ka provuar ti bashkoj që të dyja, në mënyrë që të mund të imunizohet edhe shoqëria.

Prej se është futur në PDK, Arbana Xharra përtypet si çamçakëzi, pak ka rëndësi zbavitja dhe interesi për ngjyrën rozë të çamçakëzit, sa ka rëndësi se në cilën llapë dhe se kush e përtyp çamçakëzin me firmën A. Xharra. Të gjithë e dimë dhe besojmë se ky është Kadriu, e pse të mos besojmë se ky është Kadriu, kur e dijmë dhe kemi parë ne ditën e shpalosjes së prurjeve politike që e lavdëroj dhe ia hapi derën për tu fut brenda në PDK, Albanes .

Ajo që me kohë është shfaqur si gjoja diç e re brenda totalitarizmit të PDK-së, si parti ka kenë ndërhyrja brutale dhe suprimimi i drejtësisë dhe antikorrupsionit, madje me një fanatizëm ideologjik ka provuar ti bashkoj që të dyja, në mënyrë që të mund të imunizohet edhe shoqëria.

Arbana, ka ironizuar në disa shkrime rreth kësaj metodologjie që ka ndjekur PDK-ja, prej Thaçit, e deri të Kadria. Po ashtu duhet spikatur për opinionin, se as kalimi prej maskës e deri te horizonti i pudrës, nuk ka ndërrua asgjë esenciale në politikën e brendshme të subjektit, pra siç mund të kuptojmë as Kadria e as Xharra nuk mund të ndryshojnë perceptimin e keq dhe të gjerë tek shoqëria.

Kadria, e ka hetuar herët një detal të vogël, po qe mund ti ndihmoj shumë në rast se PDK do të bije në opozitë, ka inkuadruar apo ka blerë lirë Xharrën, një mesfushore qe di të bëjë blofeve kundër pozitës, madje mund dhe ndofta të tërheq vëmendjen ne publik, por nuk jam i bindur që vet Xharra është e vetëdijshme se në këtë lojë është e viktimizuar, nga Kadria, i cili veçse mund ta përtyp Xharrën dhe më pas ajo të ketë fatin të mbete si një Luzhë (Berat Luzha) konservë.

Abana Xharra, është ofruar në PDK, më shumë si një qitje gjuhe, drejtë Vetëvendosjes, se sa një prurje publike që në fakt mund ta ndihmoj organizimin politik të PDK-së, ajo nuk mund të përfaqësoj këtë dije, ngase nuk ka një përvojë politike. Gjithashtu, dihet se për këto vite qeverisje me apo pa, PDK-ja ka konsumuar gjithë besimin e elektoratit, sa që të gjitha gjasat dhe shpresat e sjellin në opozitë të mjerueshme.

U deshtë të mblidhen mbeturina partish qe të sigurohet me çdo kusht pozita qeverisëse (në të ardhmen), e cila edhe tani pas rezultatit konfirmon realitetin, se nuk mund të krijohet qeverisje stabile, me këta numra dhe këto përqindje që dha elektorati.

Ndërsa edhe Arbanës, e edhe Matoshit si duket nuk u luajti fati llogarisë politike, u mbete ëndrra pa zile, për tu gdhirë në pozitë me numra të mjaftueshëm qeverisës. Ndryshe për konstatim të saktë na bije te themi se edhe islami i Xharrës, e edhe qeveria e Kadrisë, kanë një të përbashkët që nuk u ndezi si duhet as në kohë, e as në masë. Përfundimisht do të bindeni se çamçakëzi në gojën e Kadrisë, nuk ka shije, e po ashtu edhe shpejtë do të përtypet shija dhe do të shihni se sharmi i pudrës ka zbehje./ botapress

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne